Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit të saj zyrtar në Slloveni, është takuar edhe me mërgimtarë.
Osmani, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, tha se takimi me mërgatën, gjithmonë sjell emocione të veçanta.
“Takimi me mërgatën tonë, sjell gjithmonë emocione të veçanta. Gjatë vizitës në Slloveni zhvillova një bashkëbisedim të këndshëm me mërgatën tonë të çmuar, e cila është shpirti dhe zemra e Kosovës”, ka shkruar Osmani.
Sipas saj, për Kosovën është pasuri të pasurit e një mërgate të angazhuar e të mirë integruar.
“Për Kosovën është pasuri një mërgatë e angazhuar dhe mirë e integruar. Përtej kontributit financiar, mërgata po luan rol më rëndësi në zhvillimin e Kosovës, por edhe në ruajtjen e kulturës dhe identitetit tonë në vendet ku jetojnë”, tha tutje Osmani./arbresh.info/






Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...
“Surprizë e bukur”, çka po paralajmëron Don Xhoni?
VanHorn në aeroportin “Nënë Tereza”: Pajisje amerikane për f...
Britania mobilizon 35 vende për sigurinë në Ngushticën e Hor...
Nagavci: Jemi të gatshëm të kontribuojmë në një rezolutë për...
PDK kërkon të futet në rend dite draft-rezoluta për mbrojtje...