Pavarësisht dallimeve në programe, njëra nga deputetet më të votuara nga LDK, Vjosa Osmani, thotë se LDK duhet të bëjë koalicion me Vetëvendosjen, për ta lënë PDK-në në opozitë, shkruan DW.
“Duke qenë se koalicioni PDK-AAK-Nisma ka 39 deputetë, ky koalicion nuk mund ta krijojë qeverinë, prandaj duhet bërë bashkë me lëvizjen Vetëvendosje për ta lënë në opozitë PDK-në”, thotë Vjosa Osmani.
Ajo thotë se nëse dështon koalicioni PAN që ta formojë qeverisë, presidenti Hashim Thaçi, duhet t’ia japë mandatarin për formimin e qeverisë koalicionit që i sjell minimumin 61 vota në parlament.
Edhe Lëvizja Vetëvendosje, hapur i ka bërë ftesë LDK-së që të bëjnë koalicion me Albin Kurtin kryeministër dhe siç thonë ata, “ta dërgojnë përfundimisht PDK në opozitë”.
Edhe zyrtarë të LDK-së, hapur preferojnë koalicion me Vetëvendosjen, por thonë jo me Albin Kurtin kryeministër, por, që kryeministri të jetë nga LDK-së, transmeton arbresh.info.
Kjo është hedhur poshtë nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila siç thonë zyrtarë të saj, Albin Kurti në bazë të rezultateve përfundimtare të KQZ-së, është personi më i votuar në Kosovë dhe atij i takon të jetë kryeministër vendit.
Por, zyrtarët e LDK-së thonë, se ata janë të gatshëm edhe të qëndrojnë në opozitë për katër vjetët e ardhshme dhe nuk do të hyjnë në variante që nuk shkojnë në favor të partisë së tyre LDK./arbresh.info/
Këtu mund të gjeni qendrën tuaj të votimit
Edon Zhegrova pas fitores ndaj Pisas: Forca jonë është grupi...
Polonia ndërton fortifikime me topa e mitralozë për të mbroj...
Radoniqi voton i pari në Pejë
Zgjedhjet e parakohshme, nisin votimet në Kosovën
Sa ishte numri i personave që votuan në 25 përfaqësi diploma...