Osmani për Jasharët: E kemi borxh ta bartim mirënjohjen brez pas brezi

09:27 | 6 Mars 2021

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, ka bërë homazhe te varrezat e familjes Jashari në Prekaz.

“Jemi këtu në Prekaz, në vendin që e bëri bashkë një komb të tërë në kauzën për çlirim”, ka thënë Osmani.

Ajo e cilësoi sakrificë sublime rënien heroike të kësaj familjeje që çoi eventualisht në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

“Por, e kemi borxh që kujtesën historike, mbi të gjitha ndjenjën e mirënjohjes së thellë ta bartim brez pas brezi”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara