Osmani pas takimit me Sunak: Shpreha mirënjohjen për mbështetjen e fortë të Mbretërisë së Bashkuar

10:12 | 2 Qershor 2023
A Z

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar me kryeministrin britanik, Rishi Sunak.

Osmani tha se me Sunak folën për zhvillimet e fundit në rajon dhe bashkëpunimin mes Kosovës e Britanisë, të cilin ajo e quajti të fortë.

“Shprehim mirënjohjen tonë për mbështetjen e qëndrueshme të Mbretërisë së Bashkuar dhe përkushtimin tonë të vazhdueshëm për të vazhduar përpjekjet tona të përbashkëta për paqen dhe sigurinë afatgjatë”, tha Osmani.