Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në një iftar të veçantë në Shtëpinë e të Moshuarve në Suharekë, duke theksuar rëndësinë e solidaritetit, veçanërisht ndaj atyre që kanë më shumë nevojë.
Ajo u shpreh se ky veprim është një mundësi për të shprehur respekt dhe mirënjohje për ata që kanë kontribuar shumë në shoqërinë tonë.
Në postimin e saj në Facebook, Osmani falënderoi organizatën “Jetimat e Ballkanit” për punën e jashtëzakonshme që bëjnë, duke i dhënë shpresë dhe strehë shumë nevojtarëve.
“Mbrëmë patëm nderin të jem pjesë e një iftari të veçantë në Shtëpinë e të Moshuarve në Suharekë, me ftesë të humanistit Halil Kastrati. Ky iftar ishte një mundësi për të shprehur respekt dhe mirënjohje për ata që kanë dhënë kaq shumë për shoqërinë tonë. Falënderim i veçantë për organizatën “Jetimat e Ballkanit”, për punën e tyre të jashtëzakonshme për t’ju dhënë shpresë dhe për t’i bërë me strehë shumë nevojtarë. Solidariteti është vlerë, e sidomos kur tregohet ndaj atyre që kanë më së shumti nevojë”, tha Osmani./Arbresh.info
Nxori armën nga çanta dhe shtiu, një muaj paraburgim ndaj Bu...
15 ditë vendimtare, marrëveshje ose zgjedhje të reja
Procedura të reja në Aeroportin e Prishtinës për fluturime
Më pak se 3 orë deri në fillimin e bllokadës nga SHBA
Endrit Thaçi feston ditëlindjen – edhe një vit larg babait
Netanyahu: Irani shkeli rregullat e negociatave, e mbështesi...