Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllimet pas ngjarjes tragjike që tronditi Gjilanin.
Ajo ka bërë thirrje që organet kompetente të marrin masa urgjente që të shmangen rastet e tilla.
“Thellësisht e prekur nga ngjarja tragjike në Gjilan. Mendimet dhe lutjet e të gjithë neve që u trishtuan nga kjo tragjedi do të jenë me viktimat dhe familjen e tyre në këtë orë të ligë. Organet kompetente duhet të marrin masa urgjente për të shmangur rastet si ky”, shkruan Osmani.
LEXO EDHE: Vrasja në Gjilan u krye me armën zyrtare të policisë
Gjatë ditës së sotme zyrtarja policore Valdete Bllaca qëlloi për vdekje dy prindërit, dy vëllezërit dhe më pas edhe veten.
Nuk dihen ende motivet e rastit, por është konfirmuar që vrasja është bërë me armën e shërbimit./arbresh.info/

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji
Vendasit po avancojnë pas pjesëve së para në ndeshjet e Ligë...
Majorja kosovare, Vjollca Hoti nderohet nga FBI
Nesër mblidhet Qeveria
Tre kosovarët që vdiqën në vendin e punës në Austri pritet t...
KFOR-i për stërvitjet e ushtarëve serbë në kufi me Kosovën: ...