Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas aktakuzës së ngritur ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli nga prokurori special pranë Dhomave Speciale.
Megjithatë, edhe pse ka reaguar rreth kësaj çështje, Osmani askund s’ka përmendur Thaçin dhe Veseli.
Ajo, përmes një postim një Facebook ka thënë se Kosovës në këto momente i duhet maturi, unitet dhe mbi të gjitha drejtësi.
“Në këto momente, Kosovës i duhet maturi, unitet, bashkëpunim e urtësi. I duhet edhe mbrojtje e dinjitetit, integritetit e imazhit shtetëror. Por mbi të gjitha, Kosovës i duhet drejtësi. Drejtësia duhet të kryej punën në mënyrë të pavarur e pa presion”, ka shkruar Osmani.
Kryeparlamentarja Osmani thotë Serbia është shtet gjenocidal dhe kjo duhet të thuhet çdo ditë dhe çdo kund.
“Serbia ende nuk është përgjigjur për krimet e llahtarshme kundër civilëve të pafajshëm në Kosovë. Serbia është shtet gjenocidal. Dhe këtë duhet ta themi sot e çdo ditë, në Kosovë, në SHBA, në Evropë e çdokund në botë”, është shprehur Osmani./arbresh.info
BE-ja miraton huanë prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën, pa...
Dy automjete përplasen në aksin Lezhë-Shkodër, lëndohen drej...
Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ...
Nuk jeni i sigurt nëse një video është reale apo me Al? Gemi...
I lani flokët sot, ndërsa nesër janë sërish të yndyrshëm? Ja...
Facebook teston abonimin për shpërndarësit e më shumë se dy ...