Presidentja e vendit, Vjosa Osmani u ka shprehu ngushëllime familjarëve të viktimave nga tërmeti i së hënës në Japoni.
Osmani përmes një postimi në platformën X, ka thënë se populli i Kosovës solidarizohet me popullin japonez në këtë kohë të vështirë.
“Zemrat tona shkojnë për të gjitha komunitetet e prekura nga tërmeti shkatërrues në Japoni. I shprehim ngushëllimet tona të përzemërta familjeve që humbën të dashurit e tyre. Populli i Kosovës solidarizohet me popullin japonez në këtë kohë të vështirë”, tha Osmani.
Our hearts go out to all communities affected by the devastating earthquake in Japan.
We extend our heartfelt condolences to the families who lost their loved ones.
The people of Kosovo stand in solidarity with the people of Japan at this difficult time.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) January 1, 2024
Ndryshe, mëngjesin e 1 janarit Japonia u godit nga një tërmet shkatërrues me 7.6 ballë të rihterit, ku deri me tani janë raportuar afro 50 viktima, teksa autoritetet janë duke kërkuar nën gërmadha për shpëtimin e personave të tjerë./Arbresh.info
Lexo edhe:
Del nga funksioni transformatori, një pjesë e Ferizajt mbete...
Dy emigrantë gjenden të vdekur në malet e Shqipërisë, polici...
Lëndohen pesë persona nga aksidenti mes dy veturave në Tomoc...
Rriten sërish çmimet globale të ushqimeve
Muriqi: Golin ndaj Real Madrid ua dedikoj të gjithë shqiptar...
Haxhiu pas marrjes së detyrës: Institucionet do të funksiono...