Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, mori pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit në Vlorë, me rastin e 113-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Ajo tha se kjo ditë nderon jo vetëm historinë, por edhe sakrificën e gjithë kombit shqiptar.
Ajo ka shtuar se ngritja e flamurit sot nderon jo vetëm Ditën e Pavarësisë, por edhe sakrificën e shqiptarëve në të gjitha trevat.
Osmani tha se flamuri kuqezi është simboli i bashkimit në ditë të vështira e që i udhëheq sot drejt një të ardhmeje evropiane.
“Ky flamur është historia jonë e përbashkët, simboli që na bashkoi në ditët më të vështira dhe që na udhëheq sot drejt një të ardhmeje evropiane. Gëzuar 113-vjetorin e Pavarësisë! Rroftë flamuri kuqezi! Rroftë kombi shqiptar!”, ka shkruar presidentja Osmani.
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...
I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 51-vjeçari në Ti...
Vajza e Trumpit në Shqipëri, pritet të takohet me kryeminist...
Sot nafta dy cent më lirë se dje