Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë pejsë në një konferencë për media me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.
Në këtë konferencë, Osmani ka shprehur mirënjohjen e Kosovës duke thënë se “NATO-ja është fati ynë”, shkruan Arbresh.info.
Tutje ajo ka shprehur mirënjohje për rolin e NATO-s në shpëtimin e jetëve tona dhe rolin që luan edhe sot për të siguruar paqen e qëndrushme dhe sigurinë në rajonin tonë teksa u shpreh se sukseset e Kosovës janbë edhe sukseset e NATO-s.
“Ne e vlerësojmë kontriboutin e grave dhe burrave në uniformë që kanë shërbyer në Kosovë si pjesë e misionoit të KFOR-it duke i mundësuar Kosovës që të zhvillohet dhe duke i ofruar të gjithë njerëzve në KOosvë një mundësi për të jetuar në paqe.”, u shpreh Osmani
“Sukseset e Kosovës janë edhe sukseset e NATO-s”, shtoi ajo.
Ndër të tjera, ajo tha se Kosova ka demokracinë më të gjallë në rajon dhe një rini rezistente me një frymë të madhe sipërmarrëse.
Osmani u shpreh se saktësisht për shkak se Kosova është sukses historik i NATO-s, ka forca keqdashëse aq të vendosura që ta sfidojnë dhe ta rrënojnë atë teksa u shpreh se duhet që t’i luftojmë këto forca.
“Kosova dhe rajoni rrezikojnë të bëhen pika të ndezjes për shkak keqdashjes ruse dhe agjendës destabilizuese të durve të zgjatura”, tha presidentja e vendit.
Ndër të tjera, Osmani u shpreh se Kosova po përjeton ndërhyrje të paligjshme të huaja që ka sjellë agresion.
“Kosova po përjeton ndërhyrje të paligjshme të huaja dhe obstruksion të autoritetit legjitim të vendit tonë në veri dhe në shumë raste, kjo ka sjellë edhe agresion, siç është definuar nga e drejta ndërkombëtare dhe praktikat”, u shpreh ajo.
Tutje, e para e vendit tha se veriu i Kosovës ka qenë dhe vazhdon të jetë pjesë përbërëse e Republikës së Kosovës teksa shtoi se nuk do të lejohet që veriu i Kosovës të bëhet fushëbetejë për arritjen e ambicieve hegjemoniste të autokratëve rajonalë.
“Nuk do të lejëojmë që veriu i Kosovës të bëhet fushëbetejë për arritjen e ambicieve hegjemoniste të autokratëve rajonalë. Ne jemi të përkushtuar pë rta integruar komunitetin lokal dhe ruajtur të drejtat e tyre të garantuara me Kushtetutë, duke i ofruar po ahstu mundësi socio-ekonomike”./Arbresh.info
AGK-ja e dënon gjuhën e papranueshme dhe të rrezikshme të Lu...
Suedia ia vazhdon kontratën Potterit deri në vitin 2030
FIFA ende nuk pa asnjë reagim pas deklaratave të ministrit t...
Aksion në Prishtinë për largimin reklamave pa leje nga hapës...
Mbi 1000 vdekje për një vit në Kosovë si shkak i ajrit të nd...
Begaj dekreton ambasadorët e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë n...