Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar sot shkollën për fëmijët me nevoja të veçanta, Qendrën Burimore “Përparimi” në Prishtinë, në ditën kur mijëra nxënës u rikthyen në bankat e shkollës.
“Sot, në ditën kur mijëra fëmijë në mbarë Kosovën kthehen në bankat e dijes me sytë plot ëndrra dhe zemrën plot gëzim, vizitova shkollën për fëmijët me nevoja të veçanta, Qendrën Burimore ‘Përparimi’ në Prishtinë”, ka thënë Osmani.
Presidentja ka theksuar rëndësinë e dashurisë dhe gjithëpërfshirjes për fëmijët me nevoja të veçanta.
“Çdo buzëqeshje e këtyre fëmijëve na kujton se forca e vërtetë qëndron te dashuria, përkushtimi dhe gjithëpërfshirja”, ka deklaruar ajo.
Osmani ka falënderuar mësueset e kësaj qendre për punën e tyre të përditshme.
“Faleminderit mësueseve, heroinave të përditshme të këtij udhëtimi, që me durim, dije dhe zemër ndriçojnë rrugën e brezave të ardhshëm, përkundër sfidave të çdoditshme me të cilat ballafaqohen fëmijët me nevoja të veçanta dhe familjet e tyre”, ka thënë presidentja.
Fitër Bajrami, FFK uron festën: Simbol i sakrificës, solidar...
E dhimbshme: Sot i jepet lamtumira e fundit 28-vjeçarit që v...
Pamjet nga Meka, miliona besimtarë festojnë Fitër Bajramin
Myftiu Tërnava – politikanëve: Është e papranueshme që njerë...
Mijëra besimtarë myslimanë në sheshin Skënderbej, kremtohet ...
Bajram Begaj uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin