Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po merrë pjesë në Samitin e krerëve të shteteve të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP)
Me anë të një postimi në “Facebook”, presidentja tha se gjendet në Podgoricë për t’i rikonifrmuar përpjekjet e vazhdueshme të Kosovës për paqe dhe stabilitet
“Krahas liderëve dhe përfaqësuesve të tjerë të Evropës Juglindore, jam në Podgoricë për t’i rikonfirmuar përpjekjet e vazhdueshme të Kosovës për paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm, si dhe angazhimin tonë për një të ardhme më të sigurt brenda institucioneve euroatlantike”, ka shkruar ajo.
Tutje ajo ka përgëzuar Malin e Zi për kryesimin e suksesshëm të Procesit të sivjetëm të bashkëpunimit të Evropës Juglindore.
“Përgëzoj Malin e Zi dhe Presidentin Jakov Milatović për kryesimin e suksesshëm të Procesit të sivjetëm të bashkëpunimit të Evropës Juglindore”, tha ajo./Arbresh.info/
Turqia miraton ligjin që ndalon përdorimin e rrjeteve social...
Forcohet koordinimi doganor mes Kosovës dhe Shqipërisë
Intervistohet dhe lirohet nga Policia profesori që eksperime...
Princi Harry vizitë në Kiev, kërkon nga Putini të ndalë luft...
BE-ja miraton zyrtarisht kredinë për Ukrainën dhe paketën e ...
Kuvendi nesër mban dy seanca