Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka folur edhe për nenin 7 të planit evropian që pritet të nënshkruhet në takimin e 18 marsit në Ohër mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Alexander Vuciq.
Osmani, para mediave u shpreh se ende nuk është përmbyllur faza e diskutimit dhe sqarimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve.
Sipas Osmanit, neni 7 i planit për normalizimin e marrëdhënieve, do të u ofroj komuniteteve pakicë që jetojnë në Kosovë të drejta dhe standarde evropiane.
“Kosova ka pranuar koncesione dhe është pikërisht neni 7 i kësaj marrëveshje. Por mos harroni që ende nuk është përmbyllur faza e diskutimit dhe sqarimit të dispozitave të kësaj marrëveshje bazë për normalizim, sepse neni 7 do të zbërthehet tani në aneksin e zbatimit dhe në qoftë se do të përbëjë rrezik apo jo varet nga ne se si e zbërthejmë nenin 7. I gjithë angazhimi ynë është që neni 7 të u ofroj komuniteteve pakicë që jetojnë në Kosovë të drejta të cilat ua ofrojnë edhe instrumentet e Këshillit të Evropës dhe standardet më të larta të Bashkimit Evropian dhe standardet ndërkombëtare”, deklaroi Osmani.
Tutje Osmani tha se janë të gatshëm të diskutojnë për të drejtat e pakicave por pa e rrezikuar Kushtetutshmërinë e vendit.
“Ne jemi të gatshëm që të diskutojmë përbrenda modeleve të avancimit të të drejtave të pakicave por pa rrezikuar asnjë moment kushtetutshmërinë e vendit tonë, parimin e sistemit unitar po ashtu funksionalitetin e brendshëm të Kosovës dhe integritetin territorial dhe sovranitetin. Këto janë parime që nuk do të i shkel askush dhe janë parime të betonuara. Mos e shihnin nenin 7 vetëm ashtu si lexohet tani në marrëveshjen baze sepse ky nen dhe nenet e tjera janë në diskutim e sipër, në mënyrë që plani i zbatimit ti zbërthej pastaj obligimet konkrete që dalin nga ai nen”, tha Osmani./arbresh.info/
Detaje nga Specialja: Isni Kilaj lirohet nën dorëzaninë prej...
Prindon Sadriu ftohet në Shtëpinë e Bardhë në Samitin e Orga...
Kurti në 50-vjetorin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të ...
Raportuesi për Kosovën në PE: BE-ja duhet të heqë menjëherë ...
Isni Kilaj lirohet me kusht
U kapën duke luajtur bixhoz në Isniq, 10 persona përballen m...