Osmani: Nënë Tereza i dhuroi botës vlerat e mira të popullit shqiptar

15:14 | 26 Gusht 2021
A Z

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar veprën e Nënë Terezës sot në ditëlindjen e 111-të të saj.

Osmani thotë se Shën Terezën e kujtojmë përplot nderim simbolin e dashurisë dhe të paqes, e cila botës ia dhuroi vlerat e mira të saj e të popullit të saj shqiptar:

Postimi i plotë i saj:

Sot, në ditëlindjen e 111-të të nënës sonë, Shën Terezës, kujtojmë përplot nderim simbolin e dashurisë dhe të paqes, e cila botës ia dhuroi vlerat e mira të saj e të popullit të saj shqiptar: dashurinë për njeriun, zemërgjerësinë dhe bashkëvuajtjen me më të dobtit./arbresh.info/

Të ngjashme