Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë, Philip Kosnett ka takuar sot edhe presidenten në detyrë, Vjosa Osmani.
Osmani thotë se në takim me Kosnettin u diskutua rreth rezultatit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 14 shkurtit.
Presidentja në detyrë, tutje nëpërmjet një postimi në Twitter ka thënë se në takim ka theksuar se qytetarët e Kosovës kanë votuar qartë për ndryshimin.
“Me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë diskutuam rreth rezultatit të zgjedhjeve. Unë theksova se qytetarët e Kosovës kanë votuar qartë për ndryshimin. Ne ramë dakord që kushtetuta e institucioneve të reja duhet të jetë një përparësi për të siguruar stabilitetin dhe një angazhim të palëkundur për një rimëkëmbje pas COVID-19”, ka shkruar Osmani.
Kosnett paraditen e së martës takoi edhe kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurti i cili njëherit është edhe kandidati për kryeministër./arbresh.info/
Simeone pranë historisë te Atletico – mund të bëhet trajneri...
Kërkohet paraburgim për të dyshuarin që vrau vëllain e tij n...
Finalja e Carabao Cup/ Arsenal – Man City, publikohen formac...
Motrave Mustafa u vdes babai
Barcelona merr tri pikë të arta ndaj Rayos – shkëputet edhe ...
Mbledhja në Selinë e PS-s për zgjedhjet, Rama vendos të anga...