Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po qëndron në Bullgari me ftesë të Mbretit të Jordanisë, Abdullah II, dhe presidentit të Bullgarisë, Rumen Radev, për të përfaqësuar Republikën e Kosovës në Takimin e nivelit të lartë të Procesit Aqaba për Ballkanin III, i cili po mbahet në Sofje.
Në kuadër të vizitës, presidentja Osmani do të mbajë fjalim gjatë hapjes së Samitit dhe ka filluar takime të ndara bilaterale me disa nga liderët pjesëmarrës.
Gjatë ditës së sotme, ajo ka takuar Mbretin Abdullah II të Jordanisë dhe Presidentin Rumen Radev të Bullgarisë.
“Me Mbretin Abdullah II të Jordanisë dhe Presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev, në Takimin e Aqaba në Sofje, për ta nxitur bashkëpunimin, dialogun dhe stabilitetin rajonal”, tha Osmani./Arbresh.info
Haradinaj kujton daljen publike të UÇK-së dhe rolin e Drenoc...
Begaj: E dënoj me forcë sulmin e armatosur ndaj Presidentit ...
Pas kërcënimeve nga Izraeli, Kadiri i “Esref Ruya” takon Erd...
“Përsëritet historia”/ Sulmi me armë në darkën e...
“Murat Jashari për president”, mblidhen mbi 1 mijë nënëshkri...
Pësoi një dëmtim në kofshë: Salah luajti ndeshjen e fundit t...