Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, sot dhe nesër në Riga, Letoni, do të merr pjesë në takimin e rregullt të Këshillit Euroatlantik të NATO-s në nivel të Ministrave të Punëve të Jashtme, njoftojnë nga MPJ e RMV-së.
Gjatë sesioneve punuese dyditore do të shqyrtohen çështje të rëndësisë strategjike të Aleancës, si situata në Afganistan, ballafaqimi me sfidat aktuale dhe të ardhshme të sigurisë, si dhe bashkëpunimi me partnerët. Ministrat do të diskutojnë edhe për konceptin e ri strategjik të NATO-s, si dokument i rëndësishëm sa i përket rolit të ardhshëm gjeostrategjik të Aleancës.
Me rëndësi të veçantë do të jetë diskutimi për stabilitetin dhe prosperitetin Ballkanit Perëndimor, ku pritet të theksohet nevoja për qasje dhe veprim të përbashkët strategjik të NATOS-s dhe BE-së, drejt Ballkanit Perëndimor si parakusht themelor për stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit.
Në margjinat e takimeve në Riga, në agjendën e Osmanit janë të paraparë edhe një sër takimesh bilaterale me Ministrat e Punëve të Jashtme dhe vendeve anëtare të NATO-s.
Serwer: Krijimi i Dhomave të Specializuara të Kosovës një ga...
Meksika në terror, mbi 70 të vdekur pas eliminimit të “El Me...
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të ...
Katër vite luftë, Von der Leyen: Paqe sipas kushteve të Ukra...
Oda Ekonomike Britanike kërkon funksionalizimin e sektorit ...
Sot katër vjet luftë në Ukrainë/ Bilanci i jetëve njerëzore,...