Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar 24-vjetorin e Epopesë së Dukagjinit, kur në Gllogjan, luftëtarët e UÇK-së u përballën në fushëbetejë me forcat e regjimit gjenocidal serb, transmeton arbresh.info.
“Luftëtarët e lirisë bashkë me ata të Aleancës Veri-Atlantike, i dhanë udhë lirisë sonë, e bën të mundshme realizimin e amanetit të brezave, prandaj kujtimi për të gjithë dëshmorët e UÇK-së do të jetë i përjetshëm”, tha Osmani.
Tutje ajo tha se liria jonë mbanë fuqishëm vulën e secilit dëshmor
“Liria jonë mbanë fuqishëm vulën e secilit dëshmor. Ata janë kujtimi i rrugës së zorshme nëpër të cilën kemi kaluar, ata janë referencë për brezat dhe nderim për shtetin”, ka theksuar Presidentja Osmani.
Thaçi mirënjohës ndaj qytetarëve që e uruan sot për ditëlind...
Kamberi falënderon deputetët e Kosovës, për avancimin e përk...
Kuvendi miraton rezolutën për Luginën, Haxhiu: Hap i rëndësi...
Çitaku i reagon Kurtit: Qetësohu, Kosova nuk është vetëm e j...
Cakolli: KQZ-së s’i takon të merret me afatet për formimin e...
Papa Leoni Thirrje ShBA-së dhe Iranit për rikthim në tavolin...