Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Johann Wadephul, këtë javë në New York ka marrë pjesë në takimin Fondit Global për Angazhim dhe Qëndrueshmëri të Komunitetit.
Osmani tha se gjatë këtij takimi riafirmoi përkushtimin e palëkundur të Kosovës për ta luftuar terrorizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm.
“Nga ndërtimi i sistemeve të paralajmërimit të hershëm, deri te përballja me radikalizimin online, Kosova është shndërruar në një model për rajonin – duke treguar se përmes bashkëpunimit, qëndrueshmërisë dhe vlerave të përbashkëta, edhe sfidat më të mëdha globale mund të tejkalohen”, shkroi Osmani.
Arrihet marrëveshja, Alonso merr drejtimin e Chelsea-s
Ngjarje e rëndë në Itali: Vetura godet këmbësorët në turmë, ...
Edi Rama fton qytetarët ta votojnë Alis në Eurovision: ‘Nan’...
“Kjo është situatë ilire” – Kurti në mes të natyrës i habitu...
Incident në Vjenë, përfaqësues të Serbisë tentojnë t’ua larg...
Trump paralajmëron Iranin: I pret një kohë shumë e keqe nëse...