Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka bërë homazhe në Prishtinë për 27-vjetorin e rënies së heronjëve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha.
Osmani para mediave ka thënë se Pajaziti, Zejnullahu dhe Hoxha ishin frymëzues të UÇK-së teksa shtoi se me trimërinë e tyre kanë inspiruar shumë djem e vajza për lirinë e Kosovës, shkruan Arbresh.info.
“Sot nderojmë heronjtë tanë në 27 vjetorin e rënies së tyre. Ata ishin nismëtar të lirisë, dhe frymëzues të UÇK-së dhe nëpërmjet guximit të tyre, trimërisë së tyre dhe sakrificës inspiruan me mijëra djem e vajza të UÇK-së që të luftojnë për lirinë e Kosovës dhe ndërtuan themelet e forta për shtetin e pavarur dhe sovran”, ka thënë Osmani.
Mes tjerash, e para e shtetit kosovar potencoi se nëpërmjet luftës së tyre u dëshmua se çmimi për lirinë është shumë i madh.
“Nëpërmjet luftës, Zahiri, Hakifi dhe Edmondi dëshmuan se çmimi i lirisë është shumë i lartë por është çmim që populli i Kosovës nëpërmjet sakrificës e pagoi duke e ditur që liria dhe pavarësia që e trashëguan është shtet që do të rroj përgjithmon dhe do të përparoi gjithmonë. Është shtet i cili do të vazhdoj të përparoj dhe është shtet që udhërrëfyes të vetëm e ka trimërinë dhe sakrificën e heronjve”, shtoi Osmani.
“Nderojmë këtë sakrificë pa të cilën asnjëri prej nesh s’do të mund ta gëzonte”, përfundoi presidentja Osmani./Arbresh.info
KQZ: Deri tani 63,997 votues nga diaspora janë regjistruar p...
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...