Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë pjesë në parakalimin e FSK-së dhe Policisë së Kosovës që po mbahet për nder të 15 vjetorit të Pavarësisë.
Në fjalimin e saj, Osmani tha se sot nderojmë gjithë dëshmorët, martirët dhe të gjitha ata që dhanë për pavarësinë e Kosovës. Forcat e FSK-së dhe të Policisë së Kosovës, sot do të parakalojnë në tri sheshet që ndërlidhen me njëra tjetrën, raporton arbresh.info
“ Sot jemi mbledhur për të festuar një ditë lirie, një ditë pavarësie. Nderojmë gjithë dëshmorët, martirët dhe të gjitha ata që dhanë për pavarësinë e Kosovës. Forcat e FSK-së dhe të Policisë së Kosovës, sot do të parakalojnë në tri sheshet që ndërlidhen me njëra tjetrën. Sot, parakaluan ata para sheshit të Presidentit Ibrahim Rugova, i cili po na sheh edhe nga lartë dhe besoj se është krenar me secilin prej nesh në këtë ditë. Këto vajza dhe djem janë ushtria e Kosovës, të cilët sakrifikuan dhe dhanë gjithçka. Sot, falënderojmë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mikun tonë më të çmuar. Falënderojmë të gjithë miqtë tanë në Bashkimin e Evropian. Si ushtri i detyrohemi secilit, ushtria jonë është përpjekje jo vetëm kundër robërisë”, tha Presidentja.
Tutje Osmani shtoi se, duke parë edhe situatën në botë ne duhet të jemi bashkë sepse vetëm bashkë mund të dalim në ballë. Zoti e bekoftë ushtrinë dhe policinë tonë, zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin e saj. /arbresh.info/

Tatimi në pronë deri 300%? Nga 1 janari në fuqi ligji që po ...
Dy të therur pas një përleshjeje në Vushtrri
Turqia ndaloi 115 të dyshuar të Shtetit Islamik para festave...
Paralajmërime për mot të ftohtë dhe erëra të forta në Britan...
Thyhen 7 vetura në parkingun e një objekti në Fushë Kosovë, ...
Sy më sy, Labi dhe Fjolla përplasen ashpër