Presidentja e vendit, Vjosa Osmani po qëndron në Finlandë, ku edhe ka ndarë disa fotografi nga Pallati Presidencial në Helsinki, ku ndau medalje Presidenciale Ushtarake për Forcat e Armatosura të Finlandës.
Osmani thotë se ndau mirënjohje në shenjë mirënjohjeje për kontributin dhe angazhimin tyre e palodhur në mbështetje të Kosovës, që nga viti 1999, si pjesë e misionit të KFOR-it.
“Dje, në Pallatin Presidencial në Helsinki, kisha nderin ta ndajë Medaljen Presidenciale Ushtarake për Forcat e Armatosura të Finlandës, në shenjë mirënjohjeje për kontributin dhe angazhimin tyre e palodhur në mbështetje të Kosovës, që nga viti 1999, si pjesë e misionit të KFOR-it. Paqeruajtësit janë heronjtë që bëjnë të mundur paqen, edhe kur është e vështirë. Faleminderit Finlandës dhe çdo ushtari finlandez për rolin e tyre të pazëvendësueshëm në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit!”, shkroi Osmani në Facebook./Arbresh.info/



Kurti përkujton të rënët e 19 prillit 1999 në Lipjan dhe zhd...
Dion Gallapeni asiston në fitoren e Wisla Plock
Çështja e Presidentit: Kurti dhe Abdixhiku takohen sërish
Nafta godet rëndë bizneset në Kosovë
“Nuk ishte diçka e bukur”, Trump akuzon Iranin për shkelje t...
Haradinaj kujton heroin Sali Çekaj dhe dëshmorët e brigadave