Të enjten Mbreti Charles III festoi ditëlindjen e tij.
Në Kosovë u organizua event në nder të kësaj dite, ku pjesëmarrëse ishte edhe presidentja Vjosa Osmani.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani tha se në këtë organizim pati mundësinë për të shprehur mirënjohjen më të thellë të popullit të Kosovës për mbështetjen e palëkundur të britanikëve.
“Ishte kënaqësi e veçantë që mbrëmë, në mesin e miqve të Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, të shënojmë Ditëlindjen Zyrtare të Mbretit Charles III — një mundësi për të shprehur mirënjohjen më të thellë të popullit të Kosovës për mbështetjen e palëkundur të miqve tanë britanikë”, ka shkruar e para e vendit në Facebook.
Ferizaj eliminon Drenicën, kalon në çerekfinale të Kupës
Haziri: Liria dhe Pavarësia e Kosovës nuk mund të damkosen, ...
Nis takimi i kryeparlamentarit në detyrë me përfaqësuesit e ...
Mbrojtja e Thaçit nesër i thotë fjalët përfundimtare në Hagë
Vengu: Prokuroria e Hagës, përpjekje për të barazuar çlirimt...
Rubio në Konferencën e Munihut, ku merr pjesë edhe Kosova