Presidentja e vendit, Vjosa Osmani është takuar me homologun e saj austriak, Alexander Van der Bellen në Mauthausen për ceremoninë e 80 vjetorit të çlirimit të Kampit të përqëndrimit.
Me anë të një postimi në Facebook, Osmani shkroi se pas ceremonisë përkujtimorë, me der Bellen patën një diskutim të sinqertë e përmbajtësor për miqësinë mes dy shteteve, përcjell Arbresh.info.
Ndër të tjera, Osmani tha se në procesin e integrimit euro+-atlanti, Kosova është e bekuar që ka në krah miq sikurse Austria.
“Me Presidentin austriak Alexander Van der Bellen dhe Zonjën e Parë Doris Schmidauer, ishim në Mauthausen për ceremoninë e 80 vjetorit të çlirimit të Kampit të përqëndrimit. Para ceremonisë përkujtimore, patëm një diskutim të sinqertë e përmbajtësor për miqësinë tonë të qëndrueshme e përkrahjen e çmuar të Austrisë në çdo etapë të shtetndërtimit të Kosovës. Kosova është e përkushtuar për procesin e integrimit euro-atlantik, e në këtë rrugëtim është e bekuar të ketë në krah miq sikurse Austria”, ka shkruar Osmani./Arbresh.info
Haxhiu pret përfaqësuesit e komunitetit Ashkali: Diversiteti...
Erërat e forta lënë pa rrymë qendrën e skijimit në Brezovicë
Hoxhaj takon Stoltenberg në Mynih: Bashkëpunimi vazhdon që n...
Tym në objektin e AKP-së në Prishtinë, intervenojnë zjarrfik...
Sali Berisha uron Kurtin për rizgjedhjen në krye të qeverisë
Reduktime të ujit në Fushë Kosovë, Obiliq dhe një pjesë e kr...