Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, përmes një video-mesazhi u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që të vizitojnë më shumë Kosovë.
Teksa në video shfaqen disa qytete të vendit, Osmani ka theksuar se Kosova ka nevojë më shumë se kurrë për mërgimtarët.
Ky është mesazhi i plotë i Osmanit:
Mërgatë e dashur, motra e vëllezër, sa herë të ktheheni në atdheun tuaj, ju ktheheni te familjet tuaja, të të dashurit tuaj, te kujtimet tuaja, te toka juaj. Kthimi juaj është ritakim dhe ribashkim që kapërcen distancën dhe kohën.
Bujaria dhe përkushtimi juaj për atdheun është i jashtëzakonshëm. Malli për Kosovën është një lidhje që na bashkon, kudo që të na çojë jeta. Kthimi juaj këtu forcon identitetin tonë kolektiv dhe na kujton shpirtin e qëndrueshëm të popullit tonë. Kosova tani më shumë se kurrë ka nevojë për ju.
Përvojat, aftësitë dhe perspektivat tuaja janë tejet të çmueshme, ndërsa ne vazhdojmë ta ndërtojmë një të ardhme më të ndritshme për atdheun tonë të dashur. Ju ktheheni në vatrat tuaja ju ktheheni në Kosovën tuaj, atdheun tuaj shpirtëror.
Dyert, zemrat dhe shtëpitë tona janë të hapura sepse ju jeni zemra dhe shpirti i Kosovës./Arbresh.info
“Liria ka Emër” merr mbështetjen e Ali Ahmetit për marshin e...
Zelenskyy thotë se SHBA ka vendosur një afat deri në qershor...
MAPL-ja sqarohet mbi logot me motive serbe, në komunat verio...
Prishtina dhe Drita marrin nga tri pikë, barazojnë Drenica e...
Tentoi të grabiste postën nën kërcënimin e thikës, gjendet i...
Bordi i Paqes raportohet se do të mblidhet më 19 shkurt – ta...