Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të marrë pjesë në ceremoninë lamtumirëse për Papa Françeskun.
Këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina, në një përgjigje për Arbresh.info ka njoftuar se Osmani do ta udhëheqë delegacionin e Kosovës në ceremoninë e varrimit të Papa Françeskut.
“Tashmë e kemi konfirmuar te autoritetet shtetërore në Vatikan se Presidentja Osmani, si Kreu i Shtetit, do ta udhëheqë delegacionin e Kosovës në ceremoninë e varrimit të Papa Françeskut”, ka thënë ai.
Ndryshe, Papa Françesku, i lindur si Jorge Mario Bergoglio në Buenos Aires të Argjentinës, ka vdekur më 21 prill në moshën 88-vjeçare. Ai vdiq nga sulmi në tru dhe si pasojë nga dështimi i pakthyeshëm i zemrës, tha Vatikani më vonë./Arbresh.info
Prokuroria për rastin në Malishevë: Viktimat u dërguan pa sh...
Familjarja për tragjedinë në Malishevë: Fëmijët i gjeta pa s...
Infantino e rikonfirmon pjesëmarrjen e Iranit në Botëror
Zjarr në një puntori në Ferizaj, lëndohet një person
Messi blen klubin spanjoll UE Cornellà
IPK arreston në flagrancë një polic: Pranoi 2 mijë euro në l...