Presidentja e vendit, Vjosa Osmani mori pjesë në inaugurimin e shtatores së Shën Nënës Terezë, në kryeqytetin e Portugalisë, Lisbonë
Osmani tha se kjo shtatore nuk është vetëm një vepër arti, por një urë që na lidh me idealin e përjetshëm.
‘Tashmë edhe në qendër të qytetit të Lisbonës, Portugali.Bashkë me kryetarin e qytetit të Lisbonës, Carlo Moedas, përuruam shtatoren e shenjtores shqiptare Shën Tereza.Kjo shtatore nuk është thjesht një vepër arti, por mbi të gjitha, një urë që na lidhë me idealin e përjetshëm të shërbimit vetëmohues dhe dashurisë për të tjerët”, shkruan Presidentja.
Presidentja tha se le të shërbejë kjo statujë si një kujtesë e vazhdueshme e bamirëses më të madhe që njohu njerëzimi.
“Le të shërbejë kjo statujë si një kujtesë e vazhdueshme e bamirëses më të madhe që njohu njerëzimi”, shkruan ajo./Arbresh.info/



Moti sot me diell, vranësira dhe riga shiu
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...