Zyra e BE-së në Kosovë ka reaguar pasi kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani dje i ka nisur një letër Ekaterina Trendafilova, kryetares së Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar me seli në Hagë, rreth kërkesës së bërë nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi për bërjen e ndryshimeve kushtetuese lidhur me mandatin e këtyre Dhomave që ndryshe njihen edhe si Gjykata Speciale.
Zyra e BE-së ka ofruar mbështetje për Osmanin duke thënë se kërkesa e Osmanit për amendamentin e propozuar është në përputhje me ligjin.
“Ne vazhdimisht e kemi shprehur pritjen tonë që autoritetet e Kosovës që ta mbështesin zotimin e tyre ndaj sundimit të ligjit dhe ndaj mandatit të Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuara. Vendimi i marrë nga Kryetarja e Kuvendit që ta drejtojë amendamentin e propozuar kushtetues te Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese është plotësisht në përputhje me dispozitat e vendosura në Kushtetutë dhe ligj”, thuhet në reagimin e Zyrës së BE-së në Kosovë, njofton Insajderi.
Më 25 gusht, presidenti Thaçi i është drejtuar Kryesisë së Kuvendit të Kosovës me propozim për amendamentin e Kushtetutës për zgjatjen e mandatit të Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë.
Thaçi në propozimin e tij dërguar Kryesisë së Kuvendit, ka kërkuar të ndryshohet neni i amendamentit, ku thuhet se mandati i këtij institucioni do të zgjasë për një periudhë pesëvjeçare. Sipas propozimit të Thaçit, mandati i Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar “do të zgjasë deri kur njoftimi i përfundimit të mandatit të bëhet nga Këshilli i Bashkimit Evropian, në konsultim me Qeverinë e Republikës së Kosovës”.
Sulmohet gjyqtari në një ndeshje futbolli në Obiliq, arresto...
Ndjekje si në filma, kapet në Tiranë 37-vjeçari me lëndë eks...
Shpërthim nga bombola e gazit në Skenderaj, lëndohet një i m...
Aksion antidrogë në Istog/ Sekuestrohen kokainë, para dhe ve...
Dy të lënduar rëndë nga aksidenti mes veturës dhe motoçiklet...
Vidhen shumë e madhe e parave në Prishtinë, intervistohen 6 ...