Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar Masakrën e Rezallës në 24-vjetorin e saj.
“Më 5 prill të vitit 1999, forca të regjimit gjenocidal të Serbisë, rrethuan shtëpitë e fshatit Rezallë dhe në mënyrë mizore vranë 98 djem e burra, banorë të fshatit Rezallë dhe të fshatrave përreth. Më pas, forcat serbe kryen krimin e dytë çnjerëzor mbi ta, duke i zhdukur trupat e pajetë të 44 të vrarëve. Trupat e disa të vrarëve janë gjetur kohë më pas në Rudnicë të Rashkës, në Serbi”, tha Osmani.
Osmani tha se Masakra e Rezallës dëshmoi edhe një herë tipologjinë e masakrave të kryera, të planifikuara e të udhëhequra nga forcat shtetërore serbe, synimi i së cilave ishin sulmet përndjekëse masive, vrasjet, dhunimet, djegia dhe shkatërrimi i pronës, deportimi i dhunshëm dhe shfarosja e popullatës civile shqiptare.
“Secili nga civilët e vrarë në këtë masakër e ka historinë dhe trashëgiminë e tij. Të gjithë së bashku, ndërkaq, janë dëshmi e krimeve makabre që ka kryer Serbia në Kosovë. Ne nuk do të reshtim së kërkuari drejtësi për viktimat. Kujtim i përhershëm për to”, tha ajo./Arbresh.info/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...