Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Guvernatoren e shtetit të Ioëas në ShBA, Kim Reynolds, me të cilën ka nënshkruar një marrëveshje për avancimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Presidentja Osmani pas nënshkrimit të marrëveshjes, në konferencë për medie ka thënë se marrëdhëniet e Kosovës me ShBA-të janë ekzistenciale për shtetësinë e vendit.
Tutje, ajo ka shtuar se populli në Kosovë është populli më proamerikan në botë dhe anëtarësimi në organizata ndërkombëtare arrihet vetëm përmes bashkëpunimit me ShBA-të.
“Sot me nënshkrimin e kësaj marrëveshje dëshmuam edhe një herë bashkëpunimin tonë për fushat e ndryshme jetike për shtetin, si arsimi, kultura, turizmi, tregtisë, industrisë, energjisë dhe gjithashtu edhe mbrojtjes. Marrëveshja e nënshkruar sot do i hap rrugë përafrimit të drejtpërdrejtë dhe përfitimet e drejtpërdrejta”, ka deklaruar Osmani.
Në fund, ajo është shprehur falënderuese për trupat e Ioëas që kanë shërbyer dhe vazhdojnë të shërbejnë si pjesëtarë të KFOR-it amerikan.
“Kosova si gjithnjë është e përkushtuar për paqe dhe stabilitet në vend dhe rajon, gjithmonë në koordinim me aleatët tanë”, përfundoi Osmani.
Gjatë vizitës në Kosovë, Reynolds takohet sot edhe me kryeparlamentarin Glauk Konjufca dhe me ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schëarz./Arbresh.info
LEXO EDHE
Guvernatorja Reynolds: Marrëdhëniet tona me Kosovën kanë themele të forta – Arbresh.info
Sonte Trepça-Bashkimi, finalja e gjigantëve
Vdes në QKUK personi i cili u vetaksidentua para një jave me...
OVL-UÇK tregon emrat e dëshmorëve që ranë nga 1 deri më 15 m...
Dalin detaje: Rozana Radi nuk ishte në dijeni për pjesëmarrj...
Nis evakuimi i pasagjerëve nga anija e prekur me hantavirus
Vjosa Osmani prezanton aderimin e radhës