Deputetja Vjosa Osmani ka folur rreth rezultatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 22 tetorit.
Osmani, duke folur në “Debat Plus” të RTV Dukagjinit, ka premtuar dhejtëfish më shumë angazhim gjatë këtyre ditëve, deri në ditën e zhvillimit të balotazhit më 19 nëntor.
“Do të shihni dhjetëfish punë më shumë se në raundin e parë të zgjedhjeve”, ka pohuar Osmani.
Ajo më tutje pohoi se kur të sigurojë 61 vota do të propozojë hetimin e ish-Shërbimit Informativ të Kosovës.
“Kur t’i kemi 61 vota ta propozojmë hetimin e SHIK-ut. Në pranverë kërkojmë rrëzimin e qeverisë”, tha ndër të tjerash ajo.
Osmani ndër të tjerash ka thënë se LDK-ja më nuk do të bëjë koalicion me PDK-në përderisa ajo do të jenë anëtare e kësaj partie.
“Nuk do të ketë koalicion më PDK-në dhe mua nuk do të më shihni në ndonjë parti tjetër. Në momentin që do vendosi që të largohem prej LDK-së, unë më nuk do të merrem me politikë”, tha Osmani.
Alarm për bombë në aeroportin e Prishtinës
Bora fiton ndaj Vëllaznimit e Peja mposht Rahovecin 029
Netanyahu pas sulmeve të sotme të Iranit: Një natë shumë e v...
Çështja për administrimin e drejtësisë/ Në prill vijojnë sea...
Sulme raketore iraniane pranë një impianti bërthamor izraeli...
Rama i pakënaqur me punën e sekretariateve në parti, paralaj...