Në përvjetorin e masakrës së Belegut, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar viktimat e këtij krimi mizor.
Më 29 mars 1999, në oborrin e një shtëpie në Beleg të Deçanit, forcat policore, ushtarake dhe paramilitare të regjimit të Serbisë ndanë burrat dhe të miturit nga gratë, duke ekzekutuar dhe masakruar brutalisht 46 civilë shqiptarë, vetëm pse kërkonin të jetonin të lirë në tokën e tyre.
Në mesazhin e saj, presidentja Osmani thekson tha se në këtë përvjetor, përulemi me nderim para jetëve të ndërprera padrejtësisht dhe ndaj dhimbjes së familjeve që ende mbajnë plagët e asaj dite.
“Kujtimi për ta është zotim që këto krime të mos harrohen kurrë dhe që drejtësia të triumfojë”
Ajo përfundon duke u lutur që kujtimi për të rënët për liri të jetë i përjetshëm, duke theksuar rëndësinë e memorjes historike dhe të drejtësisë.
Aro Muric: Jemi gati, e kemi merituar dhe do të japim maksim...
Pamje si nëpër filma: Shembet rruga Malush Kosova në Prishti...
Vazhdon stërvitjet intensive para përballjes me Turqinë
Ankohet qytetari, njehësori i energjisë tregon gabim orën e ...
Zbulohet magazina me drogë në Shijak, arrestohen 4 persona
Deklaroi brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 5” se nuk flist...