Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka kujtuar heroin Ilaz Kodra në 25- vjetorin e rënies heroike.
Osmani tha se Ilazi mbetet shembull i luftëtarit me kauzë.
“Sot në 25- vjetorin e rënies heroike, kujtojmë me respekt heroin Ilaz Kodra, një ndër luftëtarët e radhëve të para të UÇK-së, krahas kryekomandantit Adem Jashari. Ilazi mbetet shembull i luftëtarit me kauzë, i cili fatin e popullit të tij e vendosi mbi fatin personal, ndaj është heroi ynë”, tha Osmani.
Ajo tha se ai do të mbetet udhërrëfyes për brezat.
“Ai do të mbetet udhërrëfyes për brezat dhe sikurse atëherë që ishte gardian i popullsisë civile nga regjimi gjenocidal i Serbisë, sot është gardian i lirisë dhe shtetit tonë bashkë me heronjtë e tjerë të UÇK-së”, tha presidentja./Arbresh.info/
FIFA i kërkon falje Lionel Scalonit të Argjentinës, pas ‘inc...
Shqiptari befason sigurinë italiane, arratiset për herë të k...
“E dhimbshme ta humbasësh titullin për dy pikë” – Vers...
Shpërthimi i ‘etheve afrikane të derrave’ në Spanjë mund të ...
Ardian Kastrati i bashkohet AAK-së, garon për deputet
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...