Kryeparlamentarja, Vjosa Osmani, ka rikujtuar ditën kur Kosova kishte dalë triumfuese në GJND karshi Serbisë.
Në Twitter ajo postoi fotografinë ku duket politikani serb, Vuk Jeremiq, duke u larguar nga salla e gjykatës pas marrjes së vendimit pro pavarësisë së Kosovës.
“Para dhjetë vjetësh, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë vendosi që Deklarimi i Pavarësisë nga ana jonë nuk ishte në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar”.
“Ishe nder të isha pjesë e ekipit që përfaqësonte Flamurin e Kosovës në këtë çështje pikë referimi, e cila u dha përgjigje të gjithë atyre që kishin pikëpyetje rreth ligjshmërisë së këtij akti të vullnetit të njerëzve”, shkroi ajo./arbresh.info/

Digjet një veturë në Gjakovë, s’ka të lënduar
Keqllogaritja që mund ta destabilizojë Ballkanin
Presidenti Begaj: Le të forcojmë harmoninë dhe tolerancën në...
OVL UÇK reagon ndaj deklaratës së ambasadorit gjerman për Gj...
Italianët votojnë në referendumin për reformën në drejtësi
Kompania Regjionale e Mbeturinave “Ambienti” për vrasjen e I...