Presidentja Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova është e gatshme që t’i mbajë zgjedhjet në katër komunat e veriut të vendit.
Në intervistë për ‘Politico’, Osmani ka thënë se nuk qëndron problemi tek Kosova por te serbët që jetojnë atje, të cilët sipas presidentes po frikësohen nga njerëzit që paguhen nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, shkruan Arbresh.info.
“Jemi të gatshëm të mbajmë këto zgjedhje, problemi është se komuniteti serb që jeton në veri të Kosovës, që është vetëm një e treta e të gjithë serbëve që jetojnë në Kosovë, po frikësohet nga njerëzit që paguhen, përkrahen dhe nxiten nga vetë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe nga Serbia. Atyre u bëhet presion të mos marrin pjesë në zgjedhje. Ne ende nuk po shohim lëvizje ku Vuçiqi do të ndalojë së ndërhyri në zgjedhjet e një shteti tjetër”, tha Osmani.
Osmani tha se serbëve lokalë po u bëhet presion që të mos marrin pjesë në këto zgjedhje.
Sipas presidentes, serbët nuk i bojkotuan zgjedhjet në mënyrë vullnetare, prandaj adresa për presion tha se është Serbia e jo Kosova./Arbresh.info/
Ivica Daçiq në gjendje të rëndë shëndetësore, raportohet se ...
Digjet një makinë gjatë natës në Pogradec
Bundestagu miraton “drone kamikaze” për ushtrinë
Shirat e rrëmbyeshëm në Brazil shkaktojnë tragjedi, 46 të vd...
Ish-kryeshefi i KEK-ut Nagip Krasniqi sot para gjykatës
Bisedimet bërthamore ShBA-Iran do të rifillojnë sot në Gjene...