Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, bashkë me kryeministrin, Albin Kurti dhe me Kryeparlamentari Glauk Konjufca do të marrin pjesë në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve.
Ata do të bëjnë nderime te Memoriali për të Pagjeturit në Prishtinë, në orën 10:00.
Kjo është bërë e ditur për media nga Zyra e Kryeministrit dhe Zyra e Presidencës.
“Nën përkujdesjen e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, me rastin e shënimit të 30 Gushtit – Ditës ndërkombëtare të personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë, Zyra e Kryeministrit, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës, organizojnë homazhe pranë përmendores dedikuar personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës”, bën të ditur njoftimi i ZKM-së.
Ndërsa në njoftimin e Presidencës thuhet se “Në orën 10:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca si dhe me kabinetin qeveritar, bëjnë nderime tek Memoriali për të Pagjeturit në Prishtinë, me rastin e 30 gushtit, Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve”./Arbresh.info/
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...