Presidentja Vjosa Osmani për media tha se në këtë vend është duke u dhënë një mesazh i rëndësishëm dhe pandemia shpejt do e ketë fundin.
“Në këtë vend ku jepet mesazh i shpresës që edhe pandemisë do t’i vijë fundi. Shumë e lumtur që ka filluar vaksinimi. Deri më tani po shkon gjithçka në mënyrë shembullore. Falënderoj stafin shëndetësor që po e organizojnë këtë proces shumë të mirë. Ne të vazhdojmë t’i respektojmë të gjitha masat për të na mbrojtur nga kjo pandemi”, tha Osmani, raporton arbresh.info
Tutje Presidentja Osmani tha se është e informuar në lidhje me regjistrimin dhe ka ftuar të gjithë që të marrin vaksinën.
“U informova lidhur me regjistrimin dhe dua të inkurajoj të gjithë të kryejnë vaksinimin. Për fat të keq numri i vdekjeve dhe infeksioneve është i madh, prandaj duhet një kujdes më i madh prej nesh. Jemi duke punuar që të arrijnë edhe vaksina tjera sa më parë të jetë e mundur. Puna dhe angazhimi nuk do të mungojnë në asnjë moment”, përfundoi Osmani./arbresh.info/


Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...
Parashikimi i motit për nesër