Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim me kryetarin e Parlamentit të Japonisë, Fukushiro Nukaga, ku është riafirmuar përkushtimi i ndërsjellë për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.
Osmani ka theksuar përkushtimin e palëkundur të Kosovës për thellimin e partneritetit me Japoninë, në funksion të interesave të përbashkëta dhe të qytetarëve.
“Gjatë takimit me Kryetarin e Parlamentit të Japonisë, z. Fukushiro Nukaga, riafirmuam përkushtimin tonë të palëkundur për thellimin e partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Japonisë, në dobi të qytetarëve tanë dhe në shërbim të vlerave të përbashkëta. Mbështetja e Japonisë për popullin e Kosovës ka qenë thelbësore gjatë të gjitha fazave të shtetndërtimit, dhe synojmë që këtë partneritet ta ngremë në nivele edhe më të larta”, tha Osmani./Arbresh.info
Aksidenti me autobus lë 15 të vdekur në Guatemalë
Kosova voton nesër, rreth 2 milionë qytetarë me të drejtë vo...
Osmani nderon ushtarët e Gardës Kombëtare të Iowas, të rënë ...
Parashikimi i motit për nesër, temperaturat shkojnë deri në ...
Aston Villa përmbys Chelsea
Aksident në aksin Qafë Plloçë – Pogradec, makina përplas një...