Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të vizitës në Bruksel, u takua me Presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.
Osmani rikonfirmoi angazhimin e Kosovës për një partneritet të ngushtë me Parlamentin Evropian, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme për përparimin e integrimit të Kosovës në BE, shkruan Arbresh.info.
Gjatë bisedës, ajo e informoi Presidenten Metsola për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë, përfshirë sulmin terrorist ndaj infrastrukturës vitale të Kosovës.
Ajo nënvizoi lidhjet e qarta të Serbisë me këto sulme, duke përfshirë edhe aktin e agresionit të vitit të kaluar në Banjskë për të cilin ende nuk ka llogaridhënie.
Presidentja theksoi se është thelbësore që autorët e këtyre krimeve të mbajnë përgjegjësi dhe të përballen me drejtësinë.
Ajo riafirmoi përkushtimin e Kosovës për të arritur objektivat e saj të integrimit evropian dhe kërkoi mbështetje për avancimin e aplikimit të Kosovës për statusin e vendit kandidat në BE, si dhe largimin e masave, të cilat më së shumti po i dëmtojnë qytetarët e Kosovës./Arbresh.info/

Hamza para qindra mësimdhënësve: Mësuesit meritojnë paga më ...
Kosova mposhtet në miqësoren ndaj Çekisë
Kosova ngushton epërsinë ndaj Çekisë
Dua Lipa dhe Callum Turner kurorëzohen në Londër, i pret një...
Khvicha Kvaratskhelia shpallet lojtari i sezonit në Ligën e ...
Zelensky: Rusia vijon sulmet ndaj Ukrainës, agresioni i saj ...