Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se ia ka shprehur Papës shpresën e popullit të Kosovës që Vatikani të njohë shtetin e tyre.
Ajo u shpreh optimiste që më në fund do të merret vendimi që të njihet Kosova.
“Sapo përfundova një takim shumë përmbajtjesor me Papa Leonin XIV. Pastaj kishim takime edhe me kardinalin Parolin, sekretarin e shtetit dhe punë të jashtme, Gallagher. Kjo ishte një ditë jashtëzakonisht e rëndësishme mes relacioneve të Kosovës dhe Vatikanit”, ka deklaruar Osmani në Facebook.
“Në takim me Shenjtërinë e Tij, Papa Leonin XIV, paraqita shpresën dhe besimin e popullit të Kosovës që Vatikani do të marrë vendimin e shumëpritur që ta njehë Republikën e Kosovës”.
“…që të njehë vuajtjen e gjatë të popullit të Kosovës për të jetuar i lirë dhe i pavarur dhe në demokraci”.
Mungesa e institucioneve bllokoi 882 milionë euro nga Plani ...
Kurti uron shqiptarët e “Shame and Money” që fituan çmimin k...
Hoxha: Inteligjenca ushtarake serbe e përfshirë në sulmin në...
AUV njofton se ka hequr nga tregu dy produkte Aptamil për fo...
Shpëton shëndosh e mirë i riu nga Hani i Elezit, e konfirmon...
Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja