Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka pritur në takim këngëtaren shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha.
Në llogarinë e saj në Facebook, Osmani ka publikuar edhe disa foto nga takimi teksa e para e shtetit u shpreh se suksesi e Bebes është shembull i jashtëzakonshëm.
“Kosova është gjithnjë krenare me sukseset e secilit shqiptar, anekënd botës, të cilët janë kthyer në frymëzim për gjeneratat e reja. Suksesi i Bebes është shembull i jashtëzakonshëm se çka mund të arrihet me punë e përkushtim! Në datat 25-28 korrik, Prishtina do të jetë nikoqire e yjeve më të suksesshme botërore në Sunny Hill Festival, përfshirë edhe Bebe Rexhën, e cila vjen për herë të parë në Kosovë”, shkroi Osmani./Arbresh.info
Franco Foda: Turqia ekip i fortë, por gjasat janë 50-50
Kurti për zgjedhjen e presidentit: Do t’i ftoj për takim kry...
Kuvendi i Shqipërisë sot në seancë plenare, diskutime për çë...
Irani kreu mbi 5000 sulme ndaj bazave amerikane në vendet ar...
Sekuestrohen 20 motoçikleta nё Pejё
“Pas Pavarësisë do të jetë lumturia më e mirë e shtetit tonë...