Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në Këshillin e Sigurimit, është përplasur me ministrin e Jashtëm të Serbisë, Nikolla Selakoviq.
Osmani iu përgjigj ministrit serbë i cili i quajti “kasapë të Ballkanit” krerët e UÇK-së, Kadri Veselin e Hashim Thaçin.
Osmani tha se, Kosova e ka përkrahur themelimin e Zyrave të Prokurorit të Specializuar, dhe Udhëheqësit kanë bashkëpunuar sepse s’kemi çka të fshehim, pasi që ne kemi qenë viktimë dhe serbët kanë qenë agresor.
“Kosova e ka përkrahur themelimin e Zyrave të Prokurorit të Specializuar. Udhëheqësit kanë bashkëpunuar me këtë tribunal sepse nuk kemi se çka të fshehim. Ne kemi qenë viktimë dhe serbët kanë qenë agresor”, tha Osmani. /arbresh.info/
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026