Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka bërë një thirrje motivuese para përballjes së mbrëmjes së sotme mes Kosovës dhe Sllovenisë, duke ftuar qytetarët të bashkohen në mbështetje të Kombëtares.
Në një postim në Facebook, Osmani ka theksuar se zemra e gjithë vendit rreh për Kosovën dhe ekipin kombëtar.
“Zemra jonë rreh për Kosovën, për ekipin tonë të zemrës!
Le të jemi bashkë sonte, le të bëhemi një zë, një brohoritje, një besim për djemtë tanë!
Forca Kosovë, forca dardanë! Sot luajmë me shpirt, me zemër, me krenari!”, shkroi e para e shtetit.
Irani mohon bisedimet me SHBA-në
Osmani kujton Madeleine Albright: Kosova do ta kujtojë me mi...
Trepça rinovon kontratën me trajnerin Adis Beciargic
“Na pret një kundërshtar i vështirë dhe kërkues”...
Kurti: Zvicra është një nga partnerët më çmuar të Kosovës
Flick shpallet trajneri më i mirë i muajit mars në La Liga