Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka paraqitur në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për qartësimin e pasojave juridike nga moskonsituimi i Kuvendit brenda afatit kushtetues prej 30 ditësh.
Kështu ka njoftuar Osmani në një konferencë për media, shkruan Arbresh.info.
“Kërkesa paraqitet pas një situate të paprecedent në jetën institucionale të vendit tonë, ku përkundër aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese i cili ka paraqitur afatin kushtetues të detyrueshëm, kanë mbetur vetëm edhe pak ditë mirëpo nuk shihen në horizont as konsensusi as kompromisi për konstituimin e kuvendit”, deklaroi Osmani.
“Kërkesa është për qartësimin e pasojave juridike të moskonsitiuimit të kuvendit brenda afatit kushtetues prej 30 ditësh”, tha Osmani.
E para e shtetit theksoi se kjo kërkesë bëhet për parandalimin e pasojave të pariparueshme./Arbresh.info
U raportua i zhdukur, gjendet personi në Zveçan
Manipulimet me vota, nisin hetimet edhe në Gjilan
Çmimet e arit dhe argjendit kolapsojnë: A duhet të blini apo...
Therja me thikë në Fushë Kosovë, arrestohen katër persona
Tri transferimet që Flick kërkon nga Barcelona gjatë verës
“E urrej veten”, Benita i bie pishman që ka shprehur pëlqim ...