Google ADS

Osmani, Haxhiu e Nagavci marrin pjesë në disa aktivitete kundër dhunës në bazë gjinorë

07:22 | 27 Nëntor 2023
E.H

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të aktiviteteve të fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, do të marr pjesë në aktivitetin “ATO janë NE”.

Bashkë me Osmanin prezentë do të jenë edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, përcjell Arbresh.info.

Sipas njoftimit, aktiviteti do të zhvillohet në ora 10:30 tek Sheshi “Zahir Pajaziti”, përcjell Arbresh.info.

Po ashtu bëhet e ditur se gjatë ditës, do të ketë edhe aktivitete të tjera si në vijim:

Vizitë në Shkollën e mesme të ultë “Xhemajl Mustafa”, në ora 9:00

Townhall në Mitrovicë, në ora 9:00

Diskutim “Dhuna Digjitale”- Shkolla Naim Frashëri-Prishtinë, në ora 11:15

Murali-Mitrovicë e Veriut-në ora 14:00

Vizitë në Klubin e Futbollit të Vajzave KFV – Prishtinë, në ora 14:30

Tryezë “Investo në Gra”, në ora 15:30./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale