Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, tha se në dialogun Kosovë-Serbi të lehtësuar nga Bashkimi Evropian (BE), Kosova është pala konstruktive.
Osmani pas takimi me homologen hungareze, Katalin Novak gjatë një konference për media u shpreh se Franca dhe Gjermani kanë luajtur një rol të rëndësishëm në procesin e dialogut Kosovë-Serbi, duke folur për vizitën e këshilltarëve në Kosovë, Jens Plettner dhe Emmanuel Beaune.
“Procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë është i lehtësuar nga BE, prandaj cilido nga shtete e BE-së është më se i mirëseardhur. Franca dhe Gjermania kanë luajtur një rol të rëndësishëm në këtë proces, andaj ne i falënderojmë. Vet ardhja e tyre në Kosovë kishte për qëllim dhe ua ka dëshmuar partnerëve tanë brenda BE-së dhe jashtë saj, SHBA-së, se ne jemi palë konstruktive në këtë proces. Çdo zgjidhje duhet të jetë për stabilitet e paqe afatgjatë. Qëndrimi i Kosovës mbetet po ai që e kemi dëgjuar vazhdimisht, ai që është konfirmuar në letrat e presidentit Biden”, tha ajo duke shtuar se “njohja reciproke është zgjidhja përpara, e cila sjell paqen afatgjatë. Ky është fokusi, përqendrimi ynë dhe puna jonë”. /arbresh.info/
Flick pas triumfit në Superkupën e Spanjës: Ne e merituam fi...
Osmani: Kam marrëdhëniet të shkëlqyeshme njerëzore me Kurtin
Vodhën para në një objekt fetar, arrestohen dy persona në Mi...
SHBA kryen sulme të reja hakmarrëse kundër IS në Siri
Ndëshkohen tetë shoferë në Ferizaj për manovra të rrezikshme...
Alonso zbulon arsyejen pse i largoi Valverden dhe Vinin nga ...