Osmani: Gjenocidi i Millosheviqit, plagë e përjetshme

14:16 | 10 Dhjetor 2025
E.K

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në ekspozitën ”E vërteta, kujtesa drejtësia”, ka folur për viktimat e luftës së fundit në Kosovë. Ajo tha se në çdo luftë, fakeqësisht, më së shumti preken ata që janë më të pambrojturit: gratë, të moshuarit e në veçanti fëmijët.

Osmani me rastin e shënimit të ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, tha se kjo është ditë që simbolizon dinjiteti dhe barazinë universale.

Ajo kujtoi datën kur u themeluar kjo organizatë për të Drejtat e Njeriut, më 10 dhjetor 1948, në të cilën u formësua juridikisht e moralisht të drejtën për të jetuar, se çdo jetë njerëzore ka vlerë dhe meritojnë të mbrohen, derisa vuri në dukje sloganin e dhënë në atë kohë: Kurrë më!

”Fatkeqësisht, shprehja “Kurrë më”, mbeti veç slogan, për shkak se njerëzimi që i pa gjatë Luftës së Dytë Botërore, në një masë, u përsërit në rajonin tonë në vitet e ’90-ta”, tha e para e vendit, teksa shtoi se fatkeqësisht edhe sot bota po përballet me fatkeqësi, me dhunë, me shkeljet e të drejtave themelore të njeriut.

Ajo nënvizoi se në çdo luftë më së shumti preken ata që janë më të pambrojturit, gratë, të moshuarit e në veçanti fëmijët.

”Populli i Kosovës e di shumë mirë se çfarë do të thotë kjo: krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit e gjenocidi i ushtruar nga regjimi i Millosheviqit shkaktoi dhimbje e cila nuk do të shuhet asnjëherë. Mijëra të vrarë, përfshirë shumë fëmijë, mijëra gra e burra të dhunuar, mijëra persona të zhdukur me dhunë të cilët ende i mungojnë familjeve të tyre dhe gjithë Kosovës. Dhimbja e tyre nuk njeh kohë, ajo është një plagë e hapur, plagë e gjallë, plagë që kullon çdo ditë dhe e cila kërkon drejtësi”, tha Osmani, derisa kujtoi vuajtjet e dhimbjet e mëdha të Nënës Ferdonije, e cila ka të humbur të gjithë anëtarët e familjes së saj, djemtë e burrin, nga lufta e fundit në Kosovë, si dhe të shumë të tjerëve, të cilët kanë pësuar rëndë nga lufta e fundit në vendin tonë.

Ndryshe, kujtojmë s Presidenca e Republikës së Kosovës në kuadër të Qendrës Rajonale të Ekselencës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, si dhe në bashkëpunim me Institutin për Krimet e Kryera gjatë Luftës, kanë organizuar ekspozitën: “E vërteta, kujtesa, drejtësia”./rtk

Të ngjashme