Në Ditën Botërore të Refugjatëve, kryetarja Vjosa Osmani- Sadriu ka kujtuar luftën e fundit në Kosovë.
Kryetarja Osmani, përmes rrjetit social Twitter, ka shkruar se në atë kohë më shumë se gjysma e popullsisë së Kosovës janë bërë refugjatë, si pasojë e gjenocidit të regjimit të Millosheviqit.
“Në Ditën e Refugjatëve kujtojmë sakrificën dhe vuajtjen e pamasë të refugjatëve në mbarë botën. Gjatë luftës më shumë se gjysma e popullsisë sonë u bënë refugjatë si rezultat i gjenocidit të Millosheviqit”, ka shkruar kryetarja Osmani-Sadriu, duke shtuar tutje se sot vendi ynë po bën përpjekje të jetë zë dhe mbrojtës i të drejtave të tyre.
“Sot ne vazhdojmë të përforcojmë zërat e refugjatëve dhe mbrojmë të drejtat e tyre”, ka shkrua në fund, kryetarja Osmani-Sadriu.

Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...