Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar në takim subjektet politike, në mënyrë që të dakordohen për caktimin e datës së zgjedhjeve.
Kjo ftesë e Osmanit është bërë pas shpalljes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila e shpalli të pavlefshme votën e deputetit Etem Arifi, dhe u hapi rrugë zgjedhjeve të reja në Kosovë.
“Partitë politike do të ftohen nesër nga u.d. Presidentja Osmani për ta diskutuar datën e mbajtjes së zgjedhjeve”, thuhet në njoftimin e këshilltarit të Osmanit, Bekim Kupina./arbresh.info/
Zelensky: Ukraina ka nevojë për 700,000 ton karburant në mua...
Kusari-Lila: Abuzimet me çmime dhe cilësi nuk do të tolerohe...
LDK për ekspozitën e Gashit: Skandaloze, i rëndë fakti që u ...
Bebe Rexha tërheq vëmendjen me fustanin e ngushtë
SHBA ka lëshuar mbi 850 raketa Tomahawk në Iran
Tragjedi në Gjermani, vdes 13-vjeçari pasi u sulmua me thikë...