Presidentja, Vjosa Osmani, ka konfirmuar se Kosova është e gatshme në bazë të kapaciteteve të saja që të pranojë refugjatë nga Ukraina.
“Institucionet tona kanë treguar gatishmëri që të gjitha ato kapacitete që i kemi dhe që kanë ndërtuar në ndërkohë për pritjen e refugjatëve nga Ukraina”, është shprehur Osmani.
Këto komente ajo i ka bërë në marshin solidarizues me popullin e ukrainas.
“Kosova ka treguar gatishmëri që t’i jep mbështetje dhe mikpritje edhe gazetarëve nga Ukraina në mënyrë që ata jo vetëm të vendosen në Kosovë por edhe të vazhdojnë ta kryejnë punën e gazetarisë e raportimit këtu nga një vend u sigurte, pra nga republika e Kosovës”, deklaroi presidentja Osmani.
Në këtë marsh morën pjesë ambasadorë, pjesëtarë të shoqërisë civile dhe qytetarë të shumtë./arbresh.info/
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Zelenskyy: Lufta SHBA-Iran rrezikon raketat Patriot për Ukra...
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë mbështet protestën studentore ...
Interneti botëror – a e dini se kabllot nënujore dëmto...
Bashkimi triumfon në derbi ndaj Pejës
Ministria e Mbrojtjes: Mbretëria e Bashkuar rrëzoi disa dron...